‘Nuk sjell asgjë përveç dhimbjes’; Pele i kërkon Vladimir Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

0
‘Nuk sjell asgjë përveç dhimbjes’; Pele i kërkon Vladimir Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
Gjigandi

Legjenda e futbollit Pele i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës së tij kundër Ukrainës. 81-vjeçari brazilian i ka shkruar një letër të hapur Putinit, ia ka kërkuar që të ndalojë pushtimin ushtarak duke i kujtuar atij kotësinë e luftës.

Pelé, i cili po kalon trajtimin e kancerit, e publikoi letrën e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin në të njëjtën ditë kur ekipi kombëtar i Ukrainës mposhti Skocinë 3-1 në një “play-off” për ta kualifikuar në Kupën e Botës.

Letra e legjendës së futbollit u postua në Instagram, pak para se kombëtarja ukrainase e futbollit të përballej me Skocinë. Të dielën, Ukraina do të luajë kundër Uellsit për një vend në “Katar 2022”. Hidhini një sy letrës së hapur më poshtë:

“Vladimir Putin. Sot ukrainasit përpiqen të harrojnë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende e ka përfshirë vendin e tyre. Të konkurrosh për një vend në Kupën e Botës është tashmë një detyrë e vështirë, pothuajse e pamundur, me kaq shumë jetë në rrezik.

Dua ta shfrytëzoj ndeshjen e sotme si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin! Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme. Ky konflikt është i lig, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë tjetër veç dhimbje, frikë, terror dhe ankth.

RonaTyra

Nuk ka pse të zgjasë më gjatë. Kur u takuam në të kaluarën dhe shkëmbenim buzëqeshje të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, nuk e mendoja kurrë se një ditë do të ishim aq të ndarë sa jemi tani.

Luftërat ekzistojnë vetëm për kombe të ndara dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit. Kam jetuar tetë dekada, në të cilat kam parë luftëra dhe kam parë e dëgjuar gjuhën e urrejtjes, duke promovuar mizori në emër të sigurisë së kombit të tyre nga udhëheqës pa kurriz.

Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe të evoluojmë. Shumë kohë më parë i kam premtuar vetes se gjithmonë do ta ngre zërin për paqe. Fuqia për të ndaluar këtë konflikt është në duart tuaja. Të njëjtat që kam takuar në Moskë, në takimin tonë të fundit më 2017″.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu