Rashica fiton derbin shqiptar

0
Gjigandi

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, fiton derbin shqiptar, ndaj skuadrës së Freiburgut, që luan reprezentuesi i Shqipërisë, Amir Abrashi, në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga I. 

Futbollisti nga Kosova u paraqit deri në minutën e 82-të dhe iu gëzua kësaj fitore në luftë për ekzistencë. 

Abrashi ka luajtur nga minuta e 72-të për Freiburgun por mbeten duarthatë.

Në minutën e 19-të, Bittencourt shënoi për fitoren e Werderit. Freiburg është në vend të shtatë me 37 pikë dhe Werderi i 17-ti me 21.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu