Ish administratori i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Neziri, ka disa fjalë emocionuese për Sabri Hashanin, ish president i FFK-së. Neziri ka punuar në kohërat më të vështira në FFK, në kohën e okupimit (1991-1999) dhe në vitet e pasluftës, duke kontribuar shumë për futbollin e Republikës së Kosovës.
“Sabri Hashani, inxhinier i Elektroteknikës, tani në pension. Shok shumë i dashur për të gjithë, filloi dhe ishte pingpongist i shkëlqyeshëm, luajti edhe futboll. Ishte Delegat i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90-ta, pjesëmarrës i shpalljes së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Kaçanik, më 7 shtator 1990.
Shumë vite ishte në ekzil.
Në vitin 2000, u zgjodh Kryetar i Federatës së futbollit, e udhëhoqi me profesionalizëm, nder e krenari këtë institucion shtetëror, deri në vitin 2006, pa harruar se para lufte ishte anëtar i një Komisioni autoritar për garat e futbollit, të Ligës elite. I jam falënderues kohës, që njihemi nga rinia, e njëkohësisht, shumë i privilegjuar, që bashkarisht kemi bërë një rrugëtim të punës profesionale në organizimin, zhvillimin dhe ngritjen e profesionalizmit në futbollin e Kosovës.
Bajram Neziri
Më ka nderuar e respektuar e për këtë i jam shumë falënderues, e unë jam munduar që këtë të shpërblejë me punë e angazhim.
Për Sabri Hashanin, të shkruhet, e të shkruhet, nuk mund të thuhet e tëra, ai është i veçantë, një qytetar shumë i respektuar i Prishtinës. Edhe sot, kur flas me telefon, apo takohem i drejtohem, Kryetar, sepse e kam dashur, e dua dhe do e respektoi përjetë. Paq shëndetin e rrofsh sa malet Sabri Hashani”, shkruan Neziri.