I strukur deri sot, për shkak të virusit korona, por më në fund vendos që të shfaqet për publik!
Aziz Salihu, Sportisti i Shekullit, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më në fund shfaqet me maskën e zezë mbrojtëse dhe me dorëza.
Ka vënë maskën mirë edhe te hunda, që mos të depërtojë diçka e keqe! Legjenda e boksit është shumë i kujdesshëm, pa maskë asnjë hap nuk e bën, i shoqëruar nga vëllai i tij,
Reshati, e vizituan Latif Demollin, zëdhënësin e Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar. Demolli e Salihu shkëmbyen mendime të shumta, ndër to edhe organizimin e një turneut!
‘Zizi’ është i vendosur pas pandemisë të mbajë turne, ku mori bekimin e Demollit!