Avokati i Shtëpisë së Bardhë i jep më shumë kohë Presidentit të paraqesë dokumentacionin e të ardhurave

0
Gjigandi

Një avokat i Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë Presidentit Donald Trump një zgjatje të dytë prej 45 ditësh për të paraqitur formularët e tij të deklarimit financiar.

Sipas një letre të Shtëpisë së Bardhë, ndihmës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Scott Gast i dha presidentit Trump afat deri më 13 gusht për të detajuar të ardhurat, borxhet, aksionet dhe kreditë e tij për vitin 2019.
Letra, e cila është e datës 29 qershor, u zbulua të hënën nga agjencitë e lajmeve, përfshirë edhe gazetën Washington Post. Juristët tashmë i kanë dhënë presdentit Trump një zgjatje prej 45 ditësh, dhe ligji federal lejon vetëm dy zgjatime të tilla.
Formaularët, të cilat fillimisht duhet të dorëzoheshin më 15 maj, pritet ti japin publikut amerikan një vështrim të rrallë në financat private të presidentit. Gast nuk theksoi në mënyrë të veçantë përse ishte pranuar zgjatja e afatit, duke specifikuar vetëm se ai ishte dhënë për “shkaqe të pranueshme”.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha javën e kaluar se presidenti Trump “ka një relacion të ndërlikuar dhe ai është përqendruar në zgjidhjen e pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera.”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu