Autobusi me turistë nga Kosova përplaset me pemën në Vlorë, raportohen vetëm dëme materiale

0
Autobusi me turistë nga Kosova përplaset me pemën në Vlorë, raportohen vetëm dëme materiale
Gjigandi

Një autobus me turistë nga Kosova është përplasur me degët e një peme në anë të rrugës në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas njoftimeve në media, autobusi me dy kate është përplasur me një nga degët e pemës dhe ka ngecur në vend.

Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime.

Në momentin që autobusi ka qenë duke kaluar, është shkëmbyer me një kamion dhe nuk ka arritur të manovrojë dot. Ai ka ecur drejt dhe është përplasur me pemën.

Pritet që të mbërrijë një vinç i madh për të zhvendosur autobusin dhe një sharrë për të prerë degën e pemës./abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu