ATSH harron pandeminë, vetëm 90 kërkesa për azil nga shqiptarët në BE

0
Gjigandi

Gjatë muajit maj në Bashkimin Evropian janë regjistruar 10.190 kërkesa për azil, prej tyre 90 nga Shqipëria, citon ATSH, agjencia telegrafike Shqiptare duke lene menjane faktin se maji, ashtu si muajt e tjere te kesaj periudhe, kane qene me kufij te mbyllur dhe nen efektet e pandemise.

Sipas ATSH, referuar një raporti të publikuar nga Zyra Evropiane e Mbrojtjes së Azilkërkuesve, nga 90 kërkesat e regjistruara, 66 kërkesa ishin për herë të parë, ndërsa 24 të tjerat ri-aplikime. Sipas statistikave, gjatë majit shqiptarëve iu janë refuzuar 369 kërkesa për azil të mbetura pezull brenda 6-mujorit të fundit, ndërsa 5.054 të tjera vijojnë të jenë në pritje.

Sipas raportit, 20% e të gjitha aplikimeve të bëra drejt BE-së gjatë vitit 2020 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Shqipëria dhe Serbia mbeten në nivele të qëndrueshme.

Në muajin maj janë regjistruar gjithsej 10.190 kërkesa për azil drejt vendeve të BE, rreth 1.400 më shumë sesa në muajin prill.

RonaTyra

Gjatë muajit prill pati vetëm 146 aplikime nga Shqipëria, 112 prej të cilëve për herë të parë. /atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu