“Los Colchoneros” e konsiderojnë si të pashitshëm yllin portugez, të cilin e kishin blerë vitin e kaluar nga Benfica
Atletico Madridi e ka refuzuar një ofertë të majme prej 150 milionë eurosh për Joao Felixin.
Në fakt, një klub i Premierligës më herët gjatë këtij sezoni e kishte bërë një ofertë të çmendur për yllin e ri portugez, të cilën megjithatë e kishte refuzuar klubi spanjoll.
20 vjeçari ishte transferuar tek “Los Colchoneros” gjatë verës së kaluar nga Benfica, ndërsa fillimi i eksperiencës së tij të re ishte i vështirë.
Aletico e kishte sjell lojtarin në “Wanda Metropolitano” duke i paguar 126 milionë euro.
Felix i ka realizuar 8 gola dhe i ka dhuruar 3 asistime në 29 paraqitje këtë sezon, ndërsa ndërkohë e kishte pësuar edhe një lëndim.
Ai megjithatë i shënoi dy gola në ndeshjen e parë pas rinisjes së La Ligas në fitoren 5:0 ndaj Osasunës.
Manchester City ishte i interesuar për futbollistin para se ai t’i bashkohej Atletico Madridit.