Atentati me armë zjarri i një nate më parë në Lezhë ndaj Blerim Preçit vijon të mbetet pa autor. Gjatë natës policia ka ushtruar kontrolle në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve.
Gjithashtu janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjen dhe ata janë lënë sërish të lire.
Sipas burimeve në dëshminë e tij para hetuesve, Blerim Preçi ka deklaruar se nuk ka konflikte.
]Ky i fundit mësohet të ketë deklaruar para policisë se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa po hetohet mundësia e ngatërresës nga antentatorët.Burime policore bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve në Ishull Lezhë në menyre që të bihet në gjurmët e autorëve