Asnjë humbje jete nga koronavirusi, ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

0
Asnjë humbje jete nga koronavirusi, ministria e Shëndetësisë publikon shifrat
Gjigandi

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar shqiptar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 1188 testime kanë rezultuar pozitiv vetëm 87 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, thuhet ne njoftimin e ministrise.

RonaTyra

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh.

Janë 453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Prill 2022)

Raste të reja ditore           87

Të shëruar në 24 orë        131

Të shtruar në spitale        15

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   1188

Testime totale               1,782,366

Raste pozitive                   274,000

Raste të shëruara              270,055

Raste Aktive                            453

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             246

Vlorë               66

Fier                  29

Gjirokastër     26

Elbasan           19

Korçë               16

Durrës              13

Kukës               12

Berat                10

Shkodër           8

Lezhë                 7

Dibër                 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu