Krifca inspekton farmacinë bujqësore: Duhet transparencë me çmimet

0
Krifca inspekton farmacinë bujqësore: Duhet transparencë me çmimet
Gjigandi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ishte sot në një pikë grumbullimi dhe farmaci bujqësore në Maminas, për të monitoruar transparencën te tregtarët e mëdhenj të inputeve mbi marzhin e fitimit për produktet plehëruese për fermerët.

Ministrja ndër të tjera tha se produktet nuk duhet të kenë marzhe të fryra fitimi, në kuadër të masave të marra nga qeveria. Krifca vuri theksin  te transparenca me çmimet, duke nënvizuar se aktualisht është një fazë e rëndësishme e plehërimit të misrit dhe grurit.

Produktet mos të kenë marzhe të fryra. Kemi edhe një moment kyç me grurin dhe misrin. Duhet tu bëjmë thirrje fermerëve që të mos hezitojnë që të plehërojnë. Ne do bëjmë vizita blic. Këtë po them që ta dini.

E rëndësishme është që të krijojmë një lloj transparence. Fakti që lufta zhvillohet në Ukrainë, na dikton edhe çmimet. Por jemi në momentin që fermerët duhet të prodhojnë. Rritjen e çmimeve duhet ta përballojmë edhe duke rritur transparencën

RonaTyra

“, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu