Nuk ka pushime për demokratët. Pesë ditë pas protestës, Sali Berisha ka bërë një tjetër lëvizje.
Kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë këtë të martë kryetarët dhe sekretarët e degëve.
Mbledhja është thirrur në orën 18:30 të pasdites dhe do të zhvillohet në selinë blu.
Berisha pritet që të ngrejë strukturat, pasi në shtator ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama.