Tentoi të vrasë policët, kapet i forti i Lazaratit me 7 akuza

0
73
Gjigandi

38-vjeçari nga Lazarati, Florian Shurdhi është arrestuar në Fier. I cilësuar me rrezikshmëri të lartë, sipas policisë ai qarkullonte në makinë me kanabis dhe kokainë dhe armë të ftohtë, me precedent për tentativë vrasje të efektivëve.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari, me precedent të mëparshëm për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara kanabisi dhe 1 armë e ftohtë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Bypass”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër,  me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë” mbyllet njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu