Asgjësohen municione në Sazan/ Ishulli sot i mbyllur për turistë, anijet lundrojnë 3.7 km larg

0
Gjigandi

Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar këtë të mërkurë disa predha të luftës së dytë botërore. Operacioni i parashikuar të zgjaste nga ora 9 deri në ora 17 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.

Operacioni për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit u zhvillua nga Forcat e Armatosura. predhat me peshë 50 kilogramë u asgjësuan me shpërthim të kontrolluar në pjesën perëndimore të ishullit ndaj zhurma e tyre nuk është dëgjuar në qytetin e Vlorës.

Komanda e Forcës Detare kërkoi qe askush te mos lëvizë ne ishull ndërsa operatoret turisitike që çojnë turiste ne karaburun dhe Sazan nuk duhet t’i afroheshin ishullit gjatë kohës sa zgjat operacioni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu