Asfaltohet rruga “Agim Çela” në Lladrovc të Malishevës

0
Gjigandi

Sot ka filluar dhe është asfaltuar rruga “Agim Çela” në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës. Rruga është e gjatë rreth një kilometër dhe është financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës. Asfaltimin e rrugës, e ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Kjo rrugë është një prej investimeve të shumta në infrastrukturën rrugore që është duke u bërë në komunën tonë, me qëllimin e vetëm, që të lehtësohet lëvizja dhe qarkullimi i qytetarëve”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Lladrovc.

“Juve banorë të kësaj lagjeje, ju uroj për rrugën dhe ju siguroj se investimet nuk do të ndalen asnjëherë dhe se në vazhdimësi do të punohet e investohet në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë”, tha Berisha, duke i uruar banorët për asfaltimin e rrugës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu