Lojtari i Romës refuzoi Interin

0
Gjigandi

Alesandro Florenzi si Francesko Toti. Florenzi mund të kishte qenë një lojtar i Interit, por kapiteni i Romës vendosi të qëndronte në kryeqytet. Këtë prapaskenë e ka zbuluar agjenti i Florenzit, Alesandro Luçi.

Agjenti zbuloi se Florenzi refuzoi një rrogë nga Interi shumë herë më të madhe se ajo që merrte tek Roma. Në një intervistë për “Il Foglio” agjenti i Florenzit, Luçi tha: “‘’Alessandro është një nga djemtë më të mirë që kam njohur në jetën time. Ai mori një vendim disa vite më parë dhe aty unë e kuptova që ai e kishte Romën në gjak.

Nëse është i duhuri apo jo, unë këtë nuk mund t’a them. Para dy sezonesh kontrata e tij po mbaronte, por ai zgjodhi t’a rinovjë atë edhe pse Interi i Spaletit po e priste krahëhapur”. ‘’Në moshën 27-vjeçare ai hoqi dorë nga milionat për Romën. Njerëz të tillë janë shumë të paktë në ditët e sotme.

Atëherë Florenzi i kishte të gjitha mundësitë për të kaluar tek Interi, por ai zgjodhi një tjetër rrugë. Mund të them se ai do të bëhet një legjendë e këtij klubi,’’ mbyll agjenti i kapitenit të Romës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu