Artisti italian, Blanco është në një turne në Itali këtë javë me serinë e tij të re të koncerteve dhe gjatë një prej tyre, që u zhvillua në Romë ndodhi diçka që u bë menjëherë virale.
Këngëtari ka vendosur të përsërisë një nga gjestet më të famshme të kryera nga këngëtarët gjatë një koncerti: duke u hedhur në turmë.
Në një moment euforie, Blanco vendosi të realizojë gjestin, duke u nisur nga skena drejt publikut.
Foto: Notizie.it/YouTube
Zakonisht, kushdo që e bën këtë, mbahet lart nga njerëzit dhe mbahet në këtë mënyrë për një kohë dhe më pas transportohet përsëri në skenë.
Këtë herë, megjithatë, nuk ishte kështu. Sapo u hedh, artisti ra në tokë, njerëzit poshtë tij nuk kishin forcë ta mbanin.
Foto: Notizie.it/YouTube
Megjithatë, sapo u kthye në skenë, fansat zbuluan se ai nuk ishte lënduar. Përkundrazi, Blanco u shqetësua nëse ai i kishte lënduar njerëzit mbi të cilët kishte rënë.
“Jeni mirë, a mund të më jepni konfirmim?”, tha artisti pasi përshëndeti turmën më pas u largua duke mbyllur koncertin.
Kujtojmë që Blanco është fituesi i sivjetshëm i “Sanremo” bashkë me Mahmood, dyshja pritet të përfaqësojnë Italinë në “Eurovision”. /
abc24.al
/