“Kjo sasi droge para se të dalë në treg përpunohet dhe bëhet e gatshme për klientët. Nuk është sasia reale 137 kg, është tjetër gjë, arrin deri në 400, se kjo sasi që vjen nuk hidhet në treg kështu, përpunohet. Duhet gjetur baza e magazinimit, dhe laboratorët. Në Shqipëri janë kapur laboratorë të kokainës. A ka në përdorim aktualisht në Shqipëri laborator kokaine? Sinjalet janë që ka. A do të shërbente edhe në këtë rast përpunimi në Shqipëri? Kjo është një gjë që i mbetet hetimit. Vlera në treg futur edhe përzierjen, shkon diku tek 40 milionë euro. Është një sasi e konsiderueshme e kapur në një operacion ndërkombëtar”, tha Artan Hoxha.