Arta Nitaj po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme, me të cilat çdo herë merr vëmendje.
Modelja e njohur nga Peja edhe këtë herë u shfaq teje joshëse, ndërsa tregoi që ka nisur pushimet në Stamboll.
Arta u shfaq elegante dhe tejet tërheqëse në një kostum elegant ngjyrë të gjelbër të lehtë, të cilat i kombinoi me një bluzë të shkurtë me ngjyrë të bardhë, taka të zeza dhe çantë ‘Louis Vuitton’.
Foto: Arta Nitaj/Instagram
Foto morën komente të shumta të cilat kryesisht ishin pozitive dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave të saj brenda pak minutash.
Kujtojmë që këto pushime të bukuroshes zeshkane vijën pas atyre në Dubai, në të cilat u shoqërua nga dy mikeshat e saj po ashtu të famshme, Arta Elezaj dhe Kejvina Kthella.
Foto: Arta Nitaj/Instagram
Ndërkohë, Artën ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt, hera e fundit ishte paraqitja e saj në klipin e këngës “Murder on the dancefloor” të Dafina Zeqirit.
/abc24.al/
Foto: Arta Nitaj/Instagram