Arsenali nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë gjatë këtij afati kalimtar.
Arsenal ka vendosur që për këtë verë mos të harxhojë shuma të mëdha parash, raporton Evening Standard.
Kreu i klubit londinez, Raul Sanllehi, ka deklaruar se shkaku i pandemisë COVID-19 ka bërë që ‘Topçinjtë’ të ngushtojnë ndjeshëm mundësitë financiare për transferimin e lojtarëve gjatë kësaj vere.
Arsenali ka pasur disa emra në listë që mund të transferoheshin gjatë këtij afati kalimtar të verës.