Është arritur marrëveshje për super përballjen në boks ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury, transmeton Insporti.com.
Agjenti i njohur anglez, Eddie Hearn ka njoftuar se është arritur marrëveshja për këtë përballje.
Marrëveshja është që të luhen dy meçe, pra do të ekzistojë e drejta e revanshit.
“Ne jemi në një situatë të mirë. Në parim të dy djemtë janë pajtuar për këto përballje. Do të jenë dy meçe që do të zhvillohen,” ka thënë Hearn.