Juventus thuhet se ka rënë dakord për t’i paguar Barcelonës 25 milionë euro dhe t’i ofrojë futbollistët Miralem Pjanic dhe Mattia De Sciglio për Nelson Semedon.
Sipas Sport, klubet kanë arritur marrëveshje në parim që treshja të shkëmbehen në fillim të sezonit të ardhshëm.
Gazeta pretendon se është një marrëveshje e jashtëzakonshme për Barcelonën, që e ka vlerësuar Nelson Semedon 50 milionë euro.
Tani i mbetet Juventusit të arrijë marrëveshje me lojtarin, ndërsa në anën tjetër, Pjanic dhe De Sciglio janë zotuar për t’iu bashkuar Barcelonës.
Këto 25 milionë euro, Barcelona mund t’i shfrytëzojë në transferimin e Lautaro Martinez nga Inter, i cili ka një klauzolë prej 111 milionë euro.
Semedo nënshkroi për Barcën në verën e vitit 2017 nga Benfica, dhe për skuadrën nga Camp Nou deri më tani për skuadrën nga Camp Nou është paraqitur në 100 ndeshje.