Arrestohet zyrtari qe favorizonte mafian shqiptare ne Bruksel | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një punonjës i Zyrës Kombëtare të Punësimit është pezulluar nga detyra, pasi prokurorët hapën një hetim me akuzën se, zyrtari kishte pranuar ryshfete nga Mafia Shqiptare.
Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte më shumë se 20 vjet punonjës i institucionit federal dhe ishte përgjegjës në kryerjen e kontrolleve, për punën e padeklaruar, në komunat Anderlecht dhe Forest.

Në fillim të vitit, prokuroria e Brukselit hapi një hetim mbi këto akuza dhe konfiskoi telefonin celular të këtij zyrtari.
Hetuesit zbuluan se punëtori kishte informuar anëtarët e mafies shqiptare, për inspektimet që do të kryheshin nga autoritetet në këmbim të parave dhe përfitimeve të tjera.
Për më tepër, punonjësi thuhet se, ka fshirë një raport mbi punën e padeklaruar gjatë një koncerti të këngëtarit francez Kendji Girac kundrejt ryshfetit.
Autoritetet belge kanë bërë me dije se, hetimet për akuzat e ngritura për korrupsion, në administratën e tyre po vazhdon./abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu