Arrestohet edhe nipi i shefit te objekteve ne komisariatin e policise ne Tirane – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin Dilaver Kalaja, me detyrë shefi i objekteve në komisariatin nr 1 në Tiranë. Por në një njoftim të dytë, policia bën me dije se ka arrestuar edhe nipin e shtetasit Dilaver Kalaja. Gjatë operacionit policia ka vënë në pranga disa persona. Ndërkohë që një efektiv policie u arrestua nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë momentit të arrestimit në banesën Kalasë u gjet një armë automatik, që e mbante pa leje. Dilaver Kalaja u ndoq nga policia nga Kakavija në Tiranë, ku më pa u prangos në banesën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu