Arrestohet 35-vjeçari, grabiste qytetarët në rrugët e Tiranës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetase.I njejti person është autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën “Sytki Çiço”.
NjoftimiNga Komisariati i Policisë Nr.4 u bë ndalimi për veprën penale “Vjedhje me dhunë “, i shtetasit:

– E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 25 shtator 2019, në rrugën e “Dibrës”, ky shtetas i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i “Vjedhjes me dhunë” të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën “Sytki Çiço”.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjqësor Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu