Një 32-vjeçar, pronar i një lokali në Mirditë është arrestuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informon policia.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çipsat”, u bë arrestimi i J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.