3 punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit janë arrestuar nga ana e Policisë.
Nuk ka shumë detaja për operacionin por mesohet se arrestimet janë kryer gjatë ditës së sotme.
Nuk dihet ende ngjarja në të cilën implikohen punonjësit e portit, por arrestimi i tyre është kryer me porosi të prokurorisë së Krimeve të Rënda.