Homazhet për profesor Isuf Kalon, të premten nga ora 10.00 në 13.00 në Akademinë e Shkencave

0
Gjigandi

Familjarët e të ndjerit Isuf Kalo, njoftojnë se homazhet do mbahen të premten datë 27 janar, nga ora 10.00 në 13.00 në Akademinë e Shkencave.

Profesor Kalo, u nda nga jeta dy ditë më parë në Kopenhagen të Danimarkës. Trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë në Tiranë të enjten në darkë, datë 26 janar.

Profesor Kalo është specializuar për Diabetologji dhe Endokrinologji në disa vende të Europës. Ai ishte një nga pionierët e këtyre fushave në Shqipëri.

Për disa vjet ai ishte kreu i Endokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Mbante gradën Doktor në Shkencat Mjekësore.

Deri në vitin 1985, doktor Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës.

RonaTyra

Nga viti 1991 deri në 2004 ai punoi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Zyrën Rajonale për Europën në Kopenhagen, ku drejtoi Programin Europian për Diabetin dhe më vonë Programin për Cilësinë e Sistemit Shëndetësor, në Europë./DITA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu