(Video) “Përplaset si Titaniku”/ Panik në tragetin që lundronte në ujërat italiane

0
Gjigandi

Trageti që shkonte nga Ponza në Formia të Italisë, është përballur me një situatë të pazakontë ditën e djeshme. Një itinerar i cili, në kushte normale, zgjat pak më shumë se një orë, por që për shkak të motit të keq dhe detit të stuhishëm, zgjati mbi pesë orë, ndërsa pasagjerët në bord ishin në panik.

Pamjet shumë shpejt bënë xhiron e rrjeteve sociale. Videot tregojnë momentin në të cilin anija Laziomar largohet nga porti i Ponzës, përballë motit të keq dhe dallgëve shumë të larta.

“Le të shpresojmë se do të mbijetojmë”, “Këta janë të gjithë të çmendur”, janë fjalët e personave, që skenën që tragetit të zhytur nga dallgët.

“Ai plas si Titaniku,” thotë një tjetër person.

Pavarësisht gjithçkaje, trageti arriti të çojë ekuipazhin dhe pasagjerët të sigurt në destinacionin e tyre pas më shumë se pesë orësh frike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu