Armand Duka: Fadil Vokrri nuk reshti së punuari dhe bëri realitet ëndrrën

0
Gjigandi

3 maji është një datë e veçantë për Kosovën, pasi para 4 vitesh UEFA e njohu këtë shtet si një Federatë të pavarur.

Sigurisht që një punë e jashtëzakonshme u bë nga i ndjeri Fadil Vokrri, i cili bëri një ëndërr realitet për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte edhe urimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me një postim shkruante: “Gëzuar Kosovë!

Gëzuar miku im Agim Ademi!

Të dashur miq,

Kosova sot feston 4 vjetorin e anëtarësimit në UEFA. Kjo është një ditë historike për të gjithë futbollin shqiptar, për të gjithë ata që nuk reshtën së punuari që kjo ditë e madhe të ishte realitet. 3 Maji është dita që të kujtojmë punën e madhe të bërë nga Fadil Vokrri dhe i gjithë komuniteti futbollit në Kosovë që kjo dëshirë e brezave të bëhet realitet.

RonaTyra

Marrëdhëniet vëllazërore me FFK janë dhe do të jenë gjithmonë në nivelet maksimale të bashkëpunimit, dhe sëbashku do të zhvillojmë projekte të tjera të mëdha për rritjen e futbollit shqiptar.”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu