Ish zv. sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, sqaron situatën me Avni Durmishin.
Ai habitet se si ka shkruar Avni Durmishi, zyrtar për informim i FC Prishtina, se kinse e ka kërcënuar në telefon. “Nuk e kam kërcënuar.
Ai paska gabuar! Unë e kam thirr në telefon dhe i kam thënë, që më ka apostrofuar emrin në facebook, do ta lajmëroj në polici për këtë rast. Ai tash paska dal e paska thënë se e kam kërcënuar”, sqaron Ahmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Pretendenti për kryetar i FFK-së, Arianit Ahmeti sa po me kërcënoi në telefon.
Sa të kthehemi në Prishtine do ta lajmëroj rastin ne polici”, kështu ka shkruar Durmishi.