“Lujta” mban titullin kënga më e re e Anxhela Peristerit, të cilën e ka shoqëruar me video muzikore.
Kolegia e saj, Ronela Hajati, qëndron prapa këtij realizimi, duke qenë se e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin së bashku me autoren.
Tull Production është kujdesur për incizimin, derisa videoklipin e ka bërë Sebastian Production.
Regjia e videos muzikore është bërë nën drejtimin e Ardit Çunit dhe Gramoz Kotrocit.
“‘Lujta’. Ju prezantoj me këngën time më të re (dhe sot lujta vërtet nga mendja…). Koincidencë e bukur. Shijojeni”, ka shkruar Anxhela në njoftimin e saj.