Një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Abdyl Kuriu, i ftuar në studion e rubrikës “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV, uroi Tiranën për titullin kampion.
Do të uroja presidentin, trajnerin, lojtarët dhe tifozët fantastik që ka Tirana, për titullin kampion. Sivjet ishte e vështirë nga pikëpamja e situatave që ndodhën në vendin tonë. Filloi me tërmetin dhe përfundoi me pandeminë. Tirana na ka dhënë një emocion të madh. Finishi na dha një kënaqësi të madhe. Presidenti Halili duhet falënderuar pa masë, pasi e di çfarë sakrificash që ka bërë. Duhet falënderuar Ardian Mema që nisi stacionin e parë dhe Egbonë që konkretizoi titullin. Natyrisht edhe tifozët duhen falënderuar, pasi janë model bashkëkohor”, deklaroi ish-futbollisti kavajas.