Andi Zeqiri vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Dytë të Zvicrës, në fanellën e Lausanne.
Djaloshi që ka zgjedhur së fundi të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ka arritur të shënojë në ndeshjen që skuadra e tij Lausanne po e fiton ndaj Chiasso.
Zeqiri shënoi në minutën e 8’ të ndeshjes.
Vlen të ceket se ky ishte goli i 15 sezonal për Andi Zeqirin, që po udhëheq Lausannen drejt rikthimin në Superligën e Zvicrës.