Pas emergjencës së krijuar nga tërmetet që prekën së fundmi vendin, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.
Sipas tyre është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojnë gjatë vitit.
Kjo gjë do të sillte njohjen e shqiptarëve me rregullat se si duhet të sillen gjatë një tërmeti për të shmangur trazira dhe dëmtime.
Kujtojmë që gjatë tërmetit të ndodhur para tre ditëve, shumica e të lënduarve patën dëmtime nga paniku për të dalë sa më shpejt nga banesat dhe jo nga lëkundjet e tërmetit.