Ambasada Amerika ofron 920 mijë dollarë për sistemin e burgjeve – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije për fondin shtesë që SHBA kanë akorduar për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Kësaj radhe fondi është akorduar për Planin e Veprimit për Burgjet.

“Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Më tej përfaqësia e SHBA në Tiranë ripërsërit qëndrimin se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu