Amazon do të dërgojë me dronë porositë në një qytet në Kaliforni

0
Amazon do të dërgojë me dronë porositë në një qytet në Kaliforni
Gjigandi

Kompania Amazon bëri të ditur se do të fillojë shërbimin e dërgesave falas me dronë në një qytetin e largët të Lockeford në Kaliforni, kjo vije si përgjigje e pyetjes se ku do të filloi shërbimi i parë ajrorë i Amazon Prime Air.

Premtimi i kompanisë i bërë kohë më parë për kryerjen e dërgesa nga dronët, u tha se do të fillojë në vitin 2019, por që ende nuk ka progres, përpos testimeve, pavarësisht investimeve të bëra përgjatë disa viteve, shruajnë Skynews.

Dërgesa e parë e bërë ndonjëherë nga një dronë u bë në Cambridge të Britanisë në dhjetor të vitit 2016, në një testim që kishte leje speciale nga Amazon, por që shërbimi i dërgesave nga Prime Air ende nuk ka filluar.

Dronët do të mund të fluturojnë deri në 24 kilometra largësi dhe do të mund të bëjnë dërgesa me peshë deri në 2.2 kilogram në më pak se 30 minuta, por vetëm gjatë ditës dhe motit të kthjellët.

Kompania kishte bërë dhjetëra modele të prototipave për dronët e Prime Air, përderisa tani ata vendosën se do ta përdorin modelin gjashtëkëndor për të bërë dërgesat me dronë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu