Reforma zgjedhore, deputeti Sula: Në fushatë u shit vota për 500 euro, ja 3 grupet që u futën

0
Gjigandi

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Sula tha se ky komision duhet të marrë vendimet më të mira dhe të japë votë pro që të votojnë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Sakaq, shtoi se gjatë fushatës elektorale vota nga 50 është blerë për 500 euro.

“Nëse ky komision do jetë ai ku ne do bëjmë retushimet e radhës, do ishte një gabim shumë i madh. Megjithëse jam i mandatuar nga grupi i PD-së, do mbaj një qëndrim në interes të zgjedhësve. Qenia në Parlament, nuk është mandat i imi personal, por i demokratëve të Elbasanit që na kanë votuar. Do tu kërkoja shumë miqësisht që të lartohemi në lartësinë e ndërgjegjes për të marrë vendimet më të mira. Do të jap votë pro që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë kudo që janë. Këtu ka ngelur administratë që voton sipas pushtetit dhe pjesa që blihet. Ka edhe nga opozita që blenë votues në 25 prill, por ka shumë më shumë maxhoranca. Ishte 50 euro vota, shkoi 500 euro”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu