Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush, jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test

0
Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush, jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test
Gjigandi

I bindur për pozicionin e tij si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur pas mbledhjes së sotme se nuk është shkarkuar nga askush dhe nuk është në test nga askush.

Përgjigje këto në drejtin më grupit të ‘Rithemelimit’ që e shkarkoi në Kuvendin e 30 Prillit, Alibeaj u shpreh se të gjithë deputetëve u krijon komoditet për tu mbledhur e për të diskutuar, pasi kjo është detyra kryesore e kryetarit, të përfaqësojë interesin e përbashkët të deputetëve.

“Me 22 deputetë që ishin prezentë është kuorumi, ju doni të dini sa është numri sa shkon andej e këtej por ajo ska rëndësi, nuk është çështje numrash është çështje qëndrimi.

Së pari mua nuk më ka shkarkuar askush, mua më kanë shkarkuar nja 4-5 herë një herë në dhjetor, në janar, prapë së fundmi. Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt, bëj detyrën time, i njoh mire procedurat, ajo çfarë unë kam bërë me kënaqësi dhe me sforco është që të gjithë deputetëve tu krijoj maksimumin e komoditetit për t’u mbledhur e për të diskutuar. Unë e kuptoj stresin që mund të kalojnë një pjesë por durim sepse nga durimi arrijmë atë që është e nevojshme për të gjithë në.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu