Ishte transferuar në Inter vetëm përkohësisht, por duket se marrëveshja do të mbyllet për të një transferim të përhershëm.
Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane, që konfirmojnë se Interi është i gatshëm të paguajë deri 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet komplete të kilianit.
Kiliani 31 vjeçar, në United nuk ishte as për së afërmi ai që ishte në Arsenal, andaj duket se kalimi nga ishulli në gadishull, i ka bërë mirë atij.
Edhe pse fillimisht ishte përballur me disa probleme të lëndimeve, paraqitjet në pjesën e dytë të kampionatit, kanë bindur drejtuesit zikaltër që t’i ofrojnë një kontratë tjetër dhe për më tepër të paguajnë çmimin që kërkojnë “Djajtë e Kuq”.
Gjithsesi, ditëve në vijim pritet të qartësohen shumë gjëra rreth këtij operacioni të transferimit.