Albina Azemi vjen me një projekt të ri, flet për angazhimet dhe planet në të ardhmen

0
Albina Azemi vjen me një projekt të ri, flet për angazhimet dhe planet në të ardhmen
Gjigandi

Pas publikimeve të shumta të projekteve të ndryshme muzikore, këngëtarja Albina Azemi ka realizuar projektin muzikor të radhës, “Kënga e Skënderbeut”, të cilën e ka publikuar të sot në kanalin Youtube.

E përpunuar në një mënyrë profesionale dhe e kënduar me një ton zëri të veçantë, “Kënga e Skënderbeut” e realizuar nga Albina Azemi, vjen në verzionin ndër më të mirët të realizuar deri më tani nga ana e solistëve tanë.

Për të folur rreth kësaj kënge, por edhe për projektet e më hershme, si dhe planet në të ardhmen, Rrelos.org ka realizuar një intervistë me këngëtaren Albina Azemi.

Foto: Albina Azemi/Instagram

RonaTyra

Si lindi ideja që të realizoni “Këngën e Skënderbeut”?

Për nder të festave të Marsit kemi dashtë me sjell diçka lidhur me kombin dhe sakrificat e popullit ndër shekuj.

Pse zgjodhët pikërisht këtë këngë, e cila është një nga këngët më unikate që i këndohet një heroi?

Këtë këngë e kemi zgjedhë për shkak se është një ndër këngët më të fuqishme dhe ndër vete mbartë histori që s’suhet harruar.
Gjithashtu besoj se kjo këngë duhet bartur ndër breza që të mos harrojmë rëndësinë dhe vlerën e folklorit, këngës së mirëfilltë shqipe.

Kush ju ka ndihmuar në realizimin e këngës, rreth muzikës dhe inçizimit?

Realizimin e këngës e mundësoi producenti Gezim Lazri (Studio Diverse Music).

Foto: Albina Azemi/Instagram

Sa ju fle juve kjo këngë emocionalisht dhe çfarë ndjesije ju krijon përderi sa e këndoni?

Si në familje, ashtu edhe në shoqëri rrethohem me njerëz të cilët e mbajnë traditën, kulturën shqiptare dhe dashurinë për atëdhe. Një këngë e tillë më mundëson të ndjejë dhe të përçojë një emocion të papërshkrueshëm, sikurse të ishin këngë personale. Besoj se jo vetēm mua, por çdo shqipëtari kudo nëpër botë këto vargje iu japin krenari për atë që kemi qenë dhe jemi.

Keni realizuar edhe më parë projekte muzikore. Cili ka qenë projekti me të cilin keni filluar rrugëtimin muzikor dhe artistik?

Po. Projekti im i parë titullohet “Ti”, një këngë e cila u publikua më datë 26 dhjetor të vitit 2020, por për shkak të mosmarrëveshjeve kënga është hequr nga platforma Youtube dhe ripublikuar përsëri në muajin shkurt të këtij viti. Realizimin e kësaj kënge e mundësuan producenti Gëzim Lazri, teksti dhe muzika u realizuan nga Diamant Sinanaj dhe unë.

Sa projekte deri më tani i ke realizuar?

Deri më tani këngë origjinale është vetëm kenga “Ti”, por priten edhe shumë projekte të tjera nisur nga ky muaj. Sa i përket këngëve tjera të publikuara nga unë, nuk janë këngë origjinale, por që kam pasur dëshirë t’i jap mundësi publikut të dëgjojë më shumë nga unë, deri sa të vijnë projekte të tjera origjinale. Këngë si “Balada e nënës “, “Tradhëtare”, “Kënga e Skënderbeut”.

Foto: Albina Azemi/Instagram

Kush kanë qenë bashkëpunëtorët tuaj në rrugëtimin profesional muzikor?

Bashkëpuntorët e mi gjatë këtij rrugëtimi, siç e ceka edhe më herët kanë qenë dhe besojë që do të vazhdojnë të jenë Gëzim Lazri (Diverse Music), Leogzim Foniqi (Sunset Films), Endere Sahiti, Diamant Sinanaj, etj.

Cilën këngë e keni më të preferuarën dhe e këndoni më së shpeshti?

Pëlqej shumë këngë, sidomos ato të vjetra shqipe, por një ndër këngët të cilën do ta veçoja është “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha.

Cili zhanër muzikor është i preferuari juaj, në të cilin e gjeni veten më së miri?

Sa i përket zhanreve muzikore, parapëlqej diversitet, të provojë veten në fusha të ndryshme, por nëse do e veçoja një zhanër do të ishin baladat.

Foto: Albina Azemi/Instagram

Cilët nga këngëtarët dhe muzicientët shqiptarë dhe të huaj i pëlqeni më së shumti?

Këngtaret e mia të preferuar shqiptare janë Nexhmije Pagarusha, Vaqe Zela, etj. Ndërsa nga këngtaret e huaja më pëlqen Beyonce.

Kur mund të presim paraqitjen e juaj të radhës me ndonjë projekt të ri apo me ndonjë album?

Muajt e ardhshëm do të sjellë shumë projekte të reja të cilat kam qenë duke i punuar që nga viti i kaluar. Dhe besoj e shpresoj që do ju pelqejn. /Rrelos.org/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu