Akuzat e PD për tokën në bregdet, mblidhet sot Këshilli i Rregullores për mandatin e Olta Xhaçkës

0
Gjigandi

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet këtë të enjte për të vendosur mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit për Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këtë mbledhje, pritet që Kuvendi të vendosë në lidhje me mandatin e Xhaçkës pas akuzave të bëra nga PD, se bashkëshorti i kësaj të fundit është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:
Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu