Alarm/ Shëndetësia në krizë, Ministria po kërkon mjekë që kanë dalë në pension

0
18
Gjigandi

Shoqata e infermierëve ka dhënë alarmin për mungesë mjekësh specialist dhe infermierë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, shoqata pohon se Shqipëria është në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Sipas këtyre të fundit, Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension që të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

“Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermierëve që Shqipëria do jetë në kolaps për personel shëndetësorë ashtu po ndodh. Pse vallë kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj- lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgënjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne, të largimeve masive nga Shqipëria të mjekëve dhe infermierëve

Mos vallë duhet t’i kthej sytë Ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësorë në vend?”, thuhet ndër të tjera në reagim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu