Vrasja në Elbasan/ Dëshmia tronditëse: 37-vjeçarja do të largohej sot nga banesa

0
Gjigandi

Një ngjarje rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit, u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune, ku Ramis Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi.

Pronarja e banesës Leme Zdrava  ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja ka dhënë detaje tronditëse, ku ka deklaruar se viktima do të largohej sot nga banesa. Gjithashtu ajo tha se gruaja i kishte thënë se ishte me urdhër mbrojtje.

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu