Tërmeti katastrofik në Turqi/ Veliaj: Do vendosim një çadër për këdo që dëshiron të ndihmojë popullin turk

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës do të vendosë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk. Një grup me pesë ekspertë të emergjencave të kryeqytetit iu bashkua grupeve të ndihmës në Turqi.

Veliaj zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Ambasadën e e Turqisë për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit të rëndë. Ai la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Shpreha ngushëllimet e mia në Ambasadën e Turqisë për viktimat e tërmetit të rëndë, që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit.  Lutem për rimëkëmbje sa më të shpejtë për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Sot një grup me pesë ekspertë të emergjencave nga Bashkia e Tiranës, iu bashkua grupeve të ndihmës në Turqi. Këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës do të vendosë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk. Jemi me ju”, shkroi Veliaj në rrjete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu