Aktori Akshay Kumar mungon në Festivalin e Filmit në Kanë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

0
Aktori Akshay Kumar mungon në Festivalin e Filmit në Kanë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19
Gjigandi

Akshay Kumar ndau së fundmi në rrjete sociale se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mezi po prisja për ngjarjen në Pavijonin e Indisë në Kanë 2022, por fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Do të më mungojë vërtet të jem atje”, tha ai.

Aktori do të ecte në tapetin e kuq në ditën e hapjes së Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë si pjesë e kontingjentit indian së bashku me Shekhar Kapur, Pooja Hegde dhe AR Rahman.

Akshay Kumar (Foto: The Indian Express)

RonaTyra

India u shpall si vendi zyrtar i nderit në “Marche Du Films”, i cili quhet edhe tregu i filmit në Kanë. Ai mbahet në periferi të Festivalit të Filmit në Kanë, i cili ka filluar mbrëmë (17 maj).

Nawazuddin Siddiqui, Nayanthara, Tamannaah Bhatia dhe Vani Tripathi së bashku me këngëtarin e njohur popullor, Mame Khan, kompozitorin dy herë fitues të “Grammy”, Rickey Kej – janë pjesë e kontigjentit indian të Festivalit, i cilësuar si një nga filmat më prestigjioz.

Akshay Kumar (Foto: AP)

“Rocketry: The Nambi Effect” do të ketë shfaqjen e tij më 19 maj. Aktori indian Deepika Padukone është pjesë e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit këtë vit.

Delegacionin nga India në Kanë do të drejtojë politikani indian, Anurag Thakur.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu