Eni Koçi paralajmëron bashkëpunimin me Genc Prelvukajn, publikohet të dielën

0
Eni Koçi paralajmëron bashkëpunimin me Genc Prelvukajn, publikohet të dielën
Gjigandi

Çifti i njohur i estradës, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në përgatitje të një projekti të përbashkët muzikor.

Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet këngëtarja e njohur përmes një postimin në llogarinë e saj në Instagram.

Eni ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah partnerit të saj duke dhënë disa detaje për projektin në mbishkrimin e imazhit.

“Të dielën.”Ama” ft Genc Prelvukaj”, ka shkruar Eni sipër imazhit.

Ndërkohë, së fundmi çifti kanë befasuar fansat e tyre me lajmin se ata janë të martuar zyrtarisht që nga viti 2019.

RonaTyra

Dyshja publikuan një fotosesion ku Eni shihet e veshur në fustan të bardhë ndërsa Genci në kostum të zi elegant.

“Të martuar që nga viti 2019. Z. & Znj. Prelvukaj”, kanë shkruar Genci në postimi.

Në anën tjetër vazhdojnë angazhimet dhe janë aktiv me projekte të ndryshme muzikore.

Kënga e fundit e Gencit është bashkëpunimi me Mimoza Shkodrën “Mona Lisa”, ndërsa Eni solli “Vonë” me artistin e mirënjohur, Dani.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu