Xhensila Myrtezaj josh me pozën e re, shfaqet krejtësisht pa makijazh

0
Gjigandi

Ajo është njëra ndër këngëtaret shqiptare që pëlqehet mjaft shumë për stilin që posedon.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj, e cila gjithmonë di të tërheq vëmendjen e mijëra ndjekësve të saj.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnit me dukjen, pasi u shfaq krejtësisht pa grim.

Këngëtarja është e njohur për këto lloj paraqitjeje, pasi edhe në disa intervista ajo është parë pa ndonjë përkujdesje të detajuar.

RonaTyra

E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe, Xhensila ka vënë në pah edhe linjat trupore, të fituara nga stërvitjet e shumta në palestër.

Vlen të përmendet se ajo është komentuar mjaft shumë edhe në klipin e këngës “Panorama”, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu