“Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion”, ky është mesazhi i Policisë Rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë edhe një aksion për parandalimin e aksidenteve rrugore. Mësohet se në të kanë marrë pjesë përveç policëve të veshur me uniformë edhe civilë. Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë konstatuar qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdorueseve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit. “Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, çiklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Digjital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurte”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ballina Aktualitet Aksion per parandalimin e aksidenteve rrugore, marrin pjese edhe civile, qindra gjoba...