Një ditë pas aksidentimit të 25-vjeçarit në Përrenjas, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa ecte në rrugë, policia ka arrestuar shoferin.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi A.Halili, 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.Kukli, në aksin Prrenjas-Librazhd.
Burime zyrtare thanë se i riu u arrestua për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.